Kinë – Azi Qendrore: Harmonizim i strategjive për zhvillimin kombëtar

Të shtunën, u zhvillua në Alma-Ata të Kazakistanit Takimi i 6-të i Ministrave të Jashtëm Kinë-Azi Qendrore.
Ministrat e Jashtëm pjesëmarrës nga vendet e Azisë Qendrore thanë se vendet e ndryshme janë gati të forcojnë bashkimin e strategjive të tyre të zhvillimit kombëtar me nismën “Një brez, një rrugë”, dhe do të luftojnë së bashku kundër tre forcave të terrorizmit, ekstremizmit dhe separatizmit, si dhe krimit ndërshtetëror për të mbrojtur paqen dhe stabilitetin rajonal.
Ministri i jashtëm kinez, Wang Yi ,u shpreh se si ekonomia e dytë e madhe në botë dhe një vend i përgjegjshëm, Kina do të përparojë me vendosmëri hapjen me botën e jashtme, do të kërkojë zhvillim të përbashkët me vendet fqinje, do të ndajë mundësitë e zhvillimit me botën dhe do të mbajë përgjegjësinë dhe detyrimet e veta ndërkombëtare.