Kina thotë se nuk do të hezitojë të fillojë luftë nëse Tajvani shpall pavarësi

Kina nuk do të hezitojë të fillojë luftë nëse Tajvani shpall pavarësi, deklaroi sot në Pekin zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes pas takimit midis ministrit të Mbrojtjes dhe kolegut të tij amerikan në Singapor.

“Nëse dikush guxon ta ndajë Tajvanin nga Kina, ushtria kineze nuk do të hezitojë as për një moment të fillojë luftë, pa dallim sa është çmimi”, tha Vu Xhijan, duke e prezantuar deklaratën e ministrit të Mbrojtjes, Vei Fenge gjatë takimit me kolegun amerikan Lojd Ostin.

Siç transmeton Beta, dy ministrat janë pritur sot në Singapor. Pekini premtoi se do ta “thyejë” çdo tentim të Tajvanit për pavarësi, ndërsa Uashingtoni i bëri thirrje Kinës të ndalojë me destabilizimin e ishullit me vetëqeverisje.

Në takimin në Singapor gjatë forumit të sigurisë, sekretari amerikan i Mbrojtjes Lojd Ostin, i tha kolegut të tij kinez Vei Fenge se Pekini duhet të “përmbahet” nga çfarë do aksioni i ri destabilizues kundër Tajvanit, kumton Pentagoni.

Sipas Ministrisë kineze të Mbroktjes, Pekini do ta “thyej në mijëra copë” çdo plan për shpallje e pavarësisë së Tajvanit,

Ministri kinez iu ankua homologut amerikan në Singapor për shitjen amerikane të pakos më të re të armëve për Tajvanin dhe paralajmëroi në konflikt të mundshëm rreth këtij ishulli me vetëqeverisje personale, të cilën Kina e konsideron si territor të saj.