Kina sot fillon stërvitje dyditore ushtarake në Deti e verdhë

Kina sot fillon stërvitje ushtarake në disa rajone të Detit të Verdhë, lajmëroi TASS, duke iu referuar kumtesës së Drejtorisë për siguri detare të Republikës popullore të Kinës.

Në kumtesën e shkurtë ceket se manovrat detare do të përfundojnë në orën 17:00 sipas kohës lokale më 19 gusht. Në ueb-faqen e Drejtorisë janë shkruar koordinatat e zonave të stërvitjeve në të cilat është ndaluar hyrja e objekteve lundruese.

Nuk është saktësuar se çfarë fuqie e gjallë dhe teknike po shfrytëzohet.

Manovrat katërditëshe të Kinës në Detin jugor kinez po zgjasin prej dje. Sipas televizionit kinez, ato trajnojnë mbrojtje kundërajrore dhe sulme nga anijet apo caqe në det.

Prej fillimit të gushtit, forcat e armatosura të Kinës zbatuan një seri të stërvitjeve ushtarake përgjatë brigjeve të veta, përfshirë edhe në Ngushticën e Tajvanit.