Kina po kryen stërvitje ushtarake në afërsi të Tajvanit

Kina njoftoi sot se po zhvillon stërvitje ushtarake në afërsi të bregut të saj përballë Tajvanit.

Agjencia e lajmeve Ksinhua njoftoi se ushtria kineze kreu stërvitje me të shtëna në afërsi të ishullit Pingan pranë provincës Fuxhian nga ora 8 deri në orën 21. Administrata e sigurisë detare të Kinës ka paralajmëruar anijet të shmangin zonën.

Ushtrime të tilla zakonisht përfshijnë artileri. Megjithatë, në kumtesën nuk është precizuar nëse në stërvitjen do të mund të përfshihen edhe raketa,  aeroplanë luftarakë apo armë të tjera.

Gjatë kësaj jave, Kina paralajmëroi kryetaren e Dhomës së përfaqësuesve të SHBA-së Nensi Pelosi të tërhiqet nga planet për të vizituar Tajvanin të cilin Pekini e konsideron territor kinez.