Kina me paralajmërim për SHBA-në: Mos luani në hartën e Tajvanit, jeni të dënuar me dështim

Ministria kineze e Punëve të Jashtme sot përsëriti sot se çdo përpjekje për të luajtur me “hartën e Tajvanit” me qëllim që të kufizohet Kinën do të dënohet me dështim.
“Mbështetja e zgjeruar e bashkësisë ndërkombëtar për Pekinin tregon edhe një herë se parimi i një Kine është një aspiratë e përbashkët dhe një prirje dominuese,” deklaroi zëdhënësi Vang Venbin.
Departamenti amerikan i shtetit të mërkurën kumtoi se Tajvani duhet të lejohet të marrë pjesë në asamblenë e OBSH-së javën e ardhshme, duke thënë se përjashtimi i ishullit nga kërkesa e Kinës ishte i pajustifikuar dhe një çështje shqetësimi shëndetësor global.
Pekini, sipas MPJ-së kineze, nuk mund të pajtohet me pjesëmarrjen e rajonit të Tajvanit në asamblenë e sivjetme të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), me qëllim që të mbrohet sovranitetin e tij kombëtar dhe integritetin territorial, njoftoi radioja kineze CRI.