Kina ju hap dritën jeshile katër kompanive të teknologjisë shkencore

Rregullatori i letrave me vlerë të Kinës ka miratuar ofertat fillestare publike (IPO) të katër kompanive në bordin e inovacionit të shkencës dhe teknologjisë, shkruan “Xinhua”.

“Hangzhou MDK Opto Corporation Electronic Limited”, “Hangzhou IECHO Science & Technology Co, Ltd”, “Wuhan Lincontrol Automotive Electronics Co, Ltd” dhe “ROPEOK Technology Group Co, Ltd” do të renditen në bordin e inovacionit të teknologjisë shkencore të Bursës së Shangait, i njohur zakonisht si tregu STAR, sipas Komisionit Rregullativ të Letrave me Vlerë të Kinës.

Kompanitë dhe nënshkruesit e tyre do të konfirmojnë datat e IPO dhe do të publikojnë prospekte pas diskutimeve me bursën.

Tregu STAR, i përuruar në qershor 2019 dhe i projektuar për të mbështetur kompanitë në sektorët e teknologjisë së lartë dhe strategjike në zhvillim, ka lehtësuar kriteret e listimit, por ka miratuar kërkesa më të larta për zbulimin e informacionit.