Kina hedh poshtë akuzat për “ shtrëngim ekonomik “

Ministria e Jashtme kineze hodhi poshtë të hënën akuzat se Kina është e angazhuar në “shtrëngim ekonomik.”

Zëvendëssekretarja e Shtetit e ShBA-së Wendy Sherman dhe sekretari i përgjithshëm i Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Europian Stefano Sannino paralajmëruan për “shtrëngimin ekonomik të vazhdueshëm të Kinës ndaj ekonomisë ndërkombëtare” në takimin e katërt të nivelit të lartë të Dialogut ShBA-BE për Kinën në Uashington.
Në përgjigje ndaj akuzës, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning tha në një konferencë të rregullt shtypi të hënën se Kina ka qenë gjithmonë ndërtuese e paqes botërore, kontribuese në zhvillimin global dhe mbrojtëse e rendit ndërkombëtar.

Bashkëpunimi ndërmjet ShBA-së dhe BE-së nuk duhet të synojë asnjë palë të tretë dhe Kina nuk duhet të bëhet objekt në këtë çështje, paralajmëroi ajo, duke shtuar se, si dy forca me rëndësi jetike në arenën ndërkombëtare, ShBA-ja dhe BE-ja duhet të marrin përgjegjësinë e tyre për të kontribuuar në stabilitetin dhe lulëzimin botëror.