Kina dhe Ishujt Solomon nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim në fushën e sigurisë, Perëndimi i shqetësuar
Pekin, 19 prill – Kina sot kumtoi se ka nënshkruar një marrëveshje gjithëpërfshirëse të sigurisë me Ishujt Solomon, në kohën kur Perëndimi i udhëhequr nga SHBA është gjithnjë e më i shqetësuar për ambiciet ushtarake të Pekinit në Oqeanin Paqësor.
Shteti ishullor në Paqësorin Jugor u godit nga trazira në fund të vitit të kaluar për shkak të pakënaqësive te një pjesë e popullatës për shkak të ndikimit në rritje të Kinës, me ç’rast u djegën dha vanadlizuan disa dyqane në distriktin kinez të kryeqytetit Honiari. Me kërkesë të autoriteteve të Ishujve Solomon, Pekini vendosi trupa në Arkipelag.
Që kur dërgoi instruktorët e saj për ballafaqim me trazira, Kina ka kërkuar të forcojë rolin e saj në arkipelagun 1500 kilometra.
Muajin e kaluar u publikuan detajet e një projekt-marrëveshjeje midis Pekinit dhe Honiarit për vendosjen e mundshme të forcave policore dhe detare në arkipelag, gjë që i shqetësoi autoritetet australiane.
Kanbera dhe Uashingtoni krahasojnë shqetësimet se Kina mund të ndërtojë një bazë në Paqësorin Jugor, gjë që do të nënkuptonte zgjerimin e zonës operative të marinës së saj përtej kufijve të saj ekzistues. /Zhurnal.mk