Kievi pretendon se 20.800 ushtarë rusë janë vrarë nga fillimi i luftës në Ukrainë

Që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë – pra nga 24 shkurti e deri më sot, janë vrarë 20.800 ushtarë rusë gjatë luftimeve me forcat ukrainase.

Ukrainasit kanë përpiluar raportin për 24 orëshin e fundit, ku tregohen detaje për humbjet që i kanë shkaktuar Rusisë si në njerëz ashtu në makineri luftarake.

Ata pretendojnë se kanë vrarë 20.800 ushtarë rusë, si dhe 2.063 mjete të blinduara ia kanë shkatërruar Moskës.

Ndërkaq muajin e kaluar Kremlini pretendonte se vetëm 1.351 ushtarë rusë janë vrarë, dhe 3.825 tjerë janë plagosur në luftën në Ukrainë.