Kiara Tito shkëlqen në fotosesionin e ri

Moderatorja shqiptare dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2, Kiara Tito është prej personazheve më të komentuara në media rozë aktualisht.

Pjesëmarrja e saj në BBVA dhe romanca me fituesin e këtij formati, këngëtarin Luiz Ejlli e ka vënë në qendër të vëmendjes, e të cilën ajo po e shfrytëzon në mënyrën më të mirë të mundshme.

Pas daljes nga shtëpia e famshme numri I ndjekësve në llogarinë e saj të Instagramit ka ‘shpërthyer’ dhe aktualisht ajo numëron mbi 715 mijë të tillë.

Foto: Kiara Tito/Instagram

Fansat të saj, prezantuesja po iu qëndron afër me postime të ndryshme dhe së fundmi me ta ka ndarë një fotosesion të ri ku ajo dukej e mrekullueshme.

Foto: Kiara Tito/Instagram

Në imazhe, Kiara u pa e veshur me një xhaketë xhins nga “Louis Vuttion”, bluzë të bardhë “Miu Miu” që e kombinoi me pantallona lëkure të zi dhe një çantë “Jacquemus”.

Foto: Kiara Tito/Instagram

“Edhe 2 shotsa?”, ka shkruar Kiara në mbishkrimi që është titulli I këngës së re të Luizit që solli në bashkëpunim me Donald Veshaj.