Këshilli i Sigurisë së KB-së do të diskutojë për situatën e përkeqësuar humanitare në Ukrainë
Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara sot do të mbajë mbledhje në të cilën do të bisedojë për përkeqësimin e situatës humanitare në Ukrainë, kuptojnë mediat britanike nga burime diplomatike.
Mbi 1,7 milion ukrainas deri tani e kanë braktisur vendin për shkak të konfliktit ushtarak dhe janë shpërngulur në vendet e Evropës Qendrore, ndërsa edhe mijëra në vende tjera, njoftoi agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara.
Në ndërkohë, mediat britanike nga burimet e Ist River kuptojnë se Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara në mbledhjen e sotme të mbyllur do të bisedojë edhe për situatën në Korenë Veriore.

