Këshilli i Sigurisë do të diskutojë për gjendjen aktuale politike dhe të sigurisë
Shkup, 1 shkurt – Në kabinetin e presidentit Stevo Pendarovski sot seancë do të mbajë Këshilli i Sigurisë, në të cilën do të shqyrtohet gjendja aktuale politike dhe e sigurisë në rajon dhe më gjërë.
Në seancë siç informojnë nga kabineti i Pendarovskit, do të marrin pjesë anëtarët e rregullt të Këshillit, Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryetar i Qeverisë të RMV-së, Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme, Sllavjanka Petrovska, ministër i Mbrojtjes, Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme, Nenad Markoviq, profesor i Fakultetit Juridik “Justiniani i Parë” pranë Universitetit “Shën Cirili e Metodi”, Veton Latifi profesor në Universitetin e Evropës Juglindore dhe Trajan Gocevski, ish ministër i mbrojtjes dhe profesor universitar.
Në ftesë të presidentit, në seancën e Këshillit do të marrin pjesë edhe Erold Musliu, drejtor i Agjencisë për Zbulim, Viktor Dimovski, drejtor i Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski, kryeshef i Shtatmadhorisë së Armatës të Republikës së Maqedonisë së Veriut.