Këshilli i Komunës së Dibrës me dy vende të zbrazëta këshilltarësh

Dibër, 10 shkurt – Këshilli i Komunës së Dibrës për momentin është me dy vende të zbrazëta, të cilat sipas paralajmërimeve, pritet të plotësohen në mbledhjen e ardhshme të Këshillit.

Dy vendet e zbrazëta janë nga grupi i këshilltarëve të Aleancës për shqiptarët/Alternativa. Njëri është për shkak të largimit në funksion të ri të këshilltarit nga Alternativa, Xhemail Çupi, i cili tani është ministër pa resor i angazhuar për diasporën.

I dyti është i këshilltarit Arben Agolli nga Aleanca për shqiptarët, i cili në deklaratë të shkurtë për MIA-n tha se ka hequr dorë nga mandati “për shkak të obligimeve të mëdha profesionale si mjek pediatër në ambulancën e tij private”.

“Në komisionin komunal zgjedhor parashtruam njoftim, prej ku duhet të na i kumtojnë emrat e këshilltarëve të rinj nga lista e njejtë zgjedhore. Më pas ato duhet t’i shqyrtojë komisioni adekuat, pas çka do të bëhen pjesë të Këshillit”, deklaroi për MIA-n kryetari i këshillit, Fuat Spahiu.

Këshilli i Komunës së Dibrës numëron 15 anëtarë, prej tyre 6 këshilltarë janë nga BDI, 5 nga ASH/Alternativa dhe nga dy nga LSDM dhe VMRO-DPMNE.