Këshilli i Europës: Shkelje marramendëse e të drejtave të njeriut në Ukrainë

Komisionerja e Këshillit të Evropës për të drejtat e njeriut, Dunja Mijatoviq është shprehur se ka shkelje të madhe të të drejtave në Ukrainë.

Ajo po fliste në fund të një udhëtimi katër-ditor në Kiev dhe rajonin e tij përreth, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Mijatoviq theksoi provat në rritje të vrasjeve arbitrare, torturave, zhdukjeve të detyruara dhe dhunës seksuale nga ushtarët rusë.

Tutje, ajo tha se është e domosdoshme të jepej drejtësi dhe të mbështeten viktimat dhe të afërmit e tyre, por e përshkroi këtë detyrë si “tepër të frikshme”.