Këshilli i ambasadorëve: BE-ja urgjentisht të zhbllokoj procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut
Shkup, 9 mars – Këshilli i ambasadorëve ankohet që agresioni rus ndaj Ukrainës merr të tilla përmasa që, përskaj objekteve mbrojtëse dhe ushtarëve, më shumë po vuan popullata civile dhe infrastruktura e vendbanimeve të banuara e patjetërsueshme për plotësimin e nevojave minimale për jetë siç janë rezervat e artikujve jetësor, ujësjellësit, kanalizimi, ngrohja dhe korridoret humane transportuese.
Këshilli konsideron se Rusia menjëherë duhet të ndaloj me agresionin ushtarak, dhe të dy palët të ulën në masën negociuese dhe të gjejnë mënyrë për zgjidhje vendimtare për konfliktin.
Këshilli vlerëson se Bashkimi Evropian duhet në mënyrë pozitive të përgjigjet kërkesës së Ukrainës për anëtarësim në BE dhe vendit t’i lehtësohet rruga drejtë euro-integrimeve jep edhe status të vendit-kandidat në afat më të shpejtë të mundur. Për realizimin e propozimit të BE-së duhet të veprohet njëkohësisht dhe të largoj mundësin një anëtare ta bllokon sjelljen e këtij vendimi.
Me kohezion të përforcuar të vendeve anëtare të BE-së, duke pasur parasysh gjendjen politike, ekonomike dhe të sigurisë në Evropë dhe Këshilli, BE-së duhet në mënyrë urgjente të zhbllokoj procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë dhe të filloj negociatat për anëtarësimin e tyre që do të mbyll hapësirën për çfarëdo lloje tjera për të ardhmen në rajonin Evropës Juglindore.
Këshilli Ekzekutiv i Këshillit të Ambasadorëve

