Këshilli i Ambasadorëve: BE-ja të mos kushtëzojë negociatat me ndryshimet kushtetuese

Shkup, 21 qershor – Me rastin e publikimit të propozimit francez për çbllokimin e rrugës së Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian, Këshilli i Ambasadorëve konsideron se anëtarsimi i vendit në BE nuk ka alternativë tjetër dhe ka jo vetëm rëndësi strategjike për vendin tonë por është edhe çështje e sigurisë për tërë regjionin.

Në këtë drejtim Këshilli u shpreh mirënjohje përpjekjeve që Presidenti Makron dhe Kancelari Shollc si dhe liderëve të tjerë dhe diplomatëve të BE dhe SHBA të cilët e mbështesin integrimin e Maqedonisë në BE,

Pasi nuk disponojmë me tekstin integral të propozimit francez i cili e ka shqetësuar opinionin publik dhe prodhuar reagime të shumta negative të cilat e forcojnë euroskepticizmin dhe nacionalizmin në vend, Këshilli i Ambasadorëve konsideron se së pari duhet ta kemi tekstin në tërësi, i njejti me kujdes të analizohet dhe pastaj të merren qëndrime të cilat bazën do ta kenë në interesat afatgjata shtetërore dhe të qytetyrëve të saj.

Këshilli i Ambasadorëve shpreson se korniza negocuese do të jetë një dokument multilateral i cili do të shërbejë si udhërrëfyes i cili do t’ju shërbejë shteteve kandidate për integrim në BE.

Këshilli shpreson se vendet anëtare të BE do të aprovojnë një kornizë të atillë e cila do ta pasqyrojë karakterin multilateral tl dokumentit përderisa Bullgaria do të jetë në nivel të një shteti mik e cila dëshiron dhe synon shteti fqinj Maqedonia e Verriut të bëhet anëtare me drejta të plota në BE.

Këshilli konsideron se Komisioni evropian duhet ta drejtoj mekanizmin për implementimin e Kornizës negocuese dhe jo Sofja. Në këtë mënyrë do të zvoglohet mundësia e blkodavate të shpeshta gjatë procesit të integrimit nga të cilat më së shumti dëm patën qytetarët e Maqedonisë.

Këshilli i Ambasadorëve shpreson dhe pret BE të ketë ndjejnë të konsiderueshme të vlerësimit të realitetit politik në Maqedoninë e Veriut që të mos e kushtëzojë fillimin e bisedimeve me ndryshimet kushtetuese por që një procedurë e këtillë ta planifikojë atëherë kur këtë do ta mundësojnë kushtet politike dhe shoqërore.

Këshilli i Ambasadorëve edhe njëherë thekson se mënyra e tashme e sjelljes së vendimeve me konsensus të përgjithshëm e bllokon Bashkimin Evropian dhe se sugestia e Kancelarit Olaf Sholc se “BE duhet t’i modernizojë strukturat vendim

marrëse dhe proceset” e konsideron si një udhërrëfyes të vërtetë drejt reformimit të BE-së.

Këshilli fton Qeverinë ta ruaj dinjitetin e qytetarëve tanë dhe ti respektoj linjat e kuqe në rruajtjen e identitetit dhe integritetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Bordi Ekzekutiv i Këshillit të Ambasadorëve