Këshilli i ambasadorëve: Aplikimi i autorizimeve digjitale për udhëtim në Zonën Shengen dhe pagesa e taksës hyrëse një hap serioz mbrapa

Shkup, 23 janar – Këshilli i ambasadorëve me brengosje të madhe i ndjek paralajmërimet të cilat vijnë nga Brukseli dhe kryeqytetet e vendeve anëtare në Zonën Shengen për fillimin e aplikimit të Sistemit evropian për informacione dhe autorizim për udhëtim (ETIAS) edhe për shtetasit e Ballkanit Perëndimor, përfshi këtu edhe Maqedoninë,  të cilat vende kanë liberalizim të plotë me vendet e hapësirës Shengen.

Liberalizimi i vizave paraqiste dhe ende paraqet një arritje thelbësore të qytetarëve të Maqedonisë dhe Ballkanit Perëndimor në procesin e deritashëm të integrimeve evropiane dhe liria e udhëtimit hapi mundësi të panumërta për përparim vetanak, lidhje biznesi, udhëtime studimore dhe lloje tjera të këmbimeve midis banorëve të regjionit dhe qytetarëve të Bashkimit Evropian.

Aplikimi i autorizimeve digjitale për udhëtim në Zonën Shengen si dhe pagesa e shtatë eurove për person bënë një hap  serioz prapa dhe ngritja e sërishme e barrierave të reja të panevojshme të cilat do ta prishin lëvizjen e lirë të njerëzve midis Bashkimit Evropian dhe vendeve kandidate.

Këshilli i Ambasadorëve i përshëndet  përpjekjet e deritashme për pengimin e këtyre zhvillimeve të padëshiruara pikërisht në çastin e tashëm delikat për ardhmërinë e kontinentit dhe njëherësh thërret në konsensus nacional rreth kësaj çështjeje si dhe në qasje regjionale rreth kësaj çështjeje të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel dhe kryeqytetet e Zonës Shengen.