Keni problem me dritat e papastra, truku me dy përbërës ju mundëson t’i pastroni dhe t’i bëni të duken sikur janë të rinj

Dritat e papastra janë problem i madh i shumë shoferëve, në veçanti gjatë pranverës kur poleni përhapet nëpër ajër apo gjatë orëve të para të mëngjesit të ditëve të ftohta të dimrit – ku temperaturat bien nën zero.

Ekzistojnë disa “truqe” dhe këshilla sesi me ndihmën e disa preparateve të pastroni dritat siç janë uthulla, pasta e dhëmbëve dhe gjëra tjera të ngjashme.

Por videoja e shfaqur në TikTok që shpejt u bë virale – garanton largimin e papastërtisë nga dritat dhe atë për vetëm pak sekonda, duke përdorur dy përbërës, transmeton Telegrafi.

Gjithçka çfarë keni nevojë janë dy artikuj – portokalli i prerë në gjysmë si dhe soda e bukës. Sodën e hidhni në gjysmën e portokallit dhe më pas filloni ta pastroni farin me të.

Fërkoni nga të dyja anët dritën për disa minuta, më pas pastrojeni me një pecetë të lagur apo të thatë. Në video mund të shihet sesi dukeshin dritat para dhe pas dhe dallimi është dukshëm i madh.