Këngëtari Albi Xhepa bëhet baba për herë të parë

Këngëtari i njohur shqiptar, Albi Xhepa, është bërë baba për herë të parë.

Ajo dhe bashkëshortja e tij, Fabiola Qerkezi, mirëpritën një djalë që e pagëzuan me emrin, Troi.

Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi të shpërndarë me ndjekësit në Instagram.

“Kam menduar që i kam provuar krejt emocionet në këtë jetë, po Zoti sot na bekoi me ndjenjën më të mirë që e kam pasur në jetë e na gëzoj zemrat me një djalë. Troi, zemra e babit tani e kam një shok të ngushtë përjetë”, tha ai.

“Faleminderit Zotit për këtë mrekulli dhe gruas time Fabiolës për sakrificën, durimin e përkushtimin e pashoq në këto muaj. Shpresoj që Zoti do t’ua japë të gjithëve këtë ndjenjë të jashtëzakonshme”, shtoi më tej artisti.