Kënga me Noizyn arrin 20 milionë shikime, Dhurata Dora falënderon fansat

Bashkëpunimi i dyshes ka rezultuar i suksesshëm. Vetëm tri javë pas lansimit të këngës, ajo ka arritur një shikueshmëri jo edhe të vogël klikimesh.
Në storien e saj në Instagram, Dhurata Dora publikoi një video e cila tregoi se projekti muzikor tashmë numëron 20 milionë shikime.

“20 milionë për tri javë, Faleminderit”, shkroi këngëtarja në përshkrim.
Ndryshe, “Mi Amor” u publikua në YouTube me 23 korrik.