Kelin: Me përkushtim të fortë në demokraci, integrim dhe paqe dërgoni mesazh të fortë në rajon
Shkup, 13 tetor – Kryetarja e Këshillit kombëtar të Parlamentit federal të Zvicrës, Irene Kelin, sot në fjalimin e saj sotëm para deputetëve maqedonas, vlerësoi se marrëdhëniet midis dy shteteve janë të shkëlqyera dhe shprehu kënaqësi, që pas shumë vitesh është bërë avancim në rrugën tonë eurointegruese.
“Me përkushtim të fortë të demokracisë, integrimit dhe paqes ju dërgoni mesazh dhe sinjal të rëndësishëm në rajon dhe më gjerë”, tha kryetarja e Parlamentit zviceran, duke potencuar se tani më shumë se kurrë më parë është kyçe që të avancohen dhe të mbrohen parimet demokratike dhe uniteti.
Xhaferi dhe Kelin për herë të parë u takuan në prill gjatë vizitës në Kiev, Ukrainë, për t’i dhënë mbështetje Radës Supreme.
Ajo theksoi se është nder për të që në emër të Parlamentit zviceran dhe në emër të popullit zviceran mund të drejtohet para deputetëve dhe qytetarëve tanë.
“Parlamentet tona dhe qeveritë tona ndajnë lidhje të forta, Maqedonia e Veriut është prioritet në mbështetjen dhe zhvillimin zviceran në fushën e qeverisjes demokratike, zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës, dhe pikërisht shërbimi ynë parlamentar bashkëpunon që nga viti 2016 dhe më duhet të them se shumë mirë bashkëpunojnë”, tha ajo.
Kelin theksoi se vizita në Ukrainë dhe gjithçka që po ndodh në Evropë nga shkurti e në vazhdim e frymëzoi atë si parlamentare dhe e bëri të mendojë për vlerat e përbashkëta të bashkësisë evropiane.
“Jemi krenarë për sistemin tonë gjithëpërfshirës demokratik dhe rolin e fortë të parlamenteve, por demokracia nuk është qëllim në vetvete, demokracia është një sistem që u jep njerëzve zë dhe mundësi. Demokracia është një garë idesh, një sistem nga i cili përfiton shumica po aq sa mbron pakicat. Kërkon që secili prej nesh të investojë veten për të mbajtur gjallë demokracinë. Demokracia garanton të drejtat themelore. Demokracia siguron rregulla për të jetuar së bashku dhe siguri ligjore”, tha Kelin.
Zvicra, si Maqedonia e Veriut, shtoi ajo, është një shtet i vogël i cili bashkon shumë entitete dhe është i rrethuar nga anëtarë më të mëdhenj të BE-së, dhe të dyja vendet po punojnë së bashku për t’u bërë pjesë e komunitetit evropian, por në të njëjtën kohë jemi krenarë për vetëvendosjen tonë.
Kryetarja e Parlamentit zviceran, në fjalimin e saj para të zgjedhurve të Maqedonisë, theksoi se demokracia bazohet në respektin e popullit ndaj institucioneve, duke theksuar se “si deputetë të zgjedhur, ky besim duhet të rritet”.
Kompromisi, potencoi ajo, është mënyra më e mirë për të siguruar harmoninë dhe stabilitetin. Duke folur për krizën ekonomike dhe energjetike, luftën në Ukrainë dhe situatën me pandeminë, ajo theksoi se këto janë kohë në të cilat duket se konsensusi politik është shumë i vështirë për t’u arritur, por në të njëjtën kohë është e nevojshme të ruhet hapësira. për arritjen e një konsensusi të tillë.
“Madje edhe nëse nuk pajtohemi për disa çështje faktike dhe të debatojmë për rrugën më të mirë të zhvillimit për shtetin tonë, nuk duhet të harrojmë kurrë vlerat tona themelore të përbashkëta të demokracisë, drejtësisë dhe të drejtave të njeriut”, tha kryetarja e Parlamentit të Zvicrës në fjalimin e saj.
Kelin sot pati takim me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, ndërsa pas fjalimit të saj do të ketë takim edhe me kryetarin e Komisionit për çështje evropiane, Arbër Ademi dhe me kryetaren e Klubit të deputeteve, Lolita Ristova. ndërsa pasdite do të takohet me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe me presidentin e shtetit Stevo Pendarovski.