KD i Shoqatës së Gjykatësve miratoi strategji për përmirësimin e statusit material të gjykatësve
Shkup, 10 shkurt – Këshilli Drejtues i Shoqatës së Gjykatësve të Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme miratoi Strategji për përmirësimin e statusit material të gjykatësve 2022-2024.
Në seancë, siç është theksuar në kumtesën e Shoqatës së Gjykatësve, është debatuar edhe për gjendjen momentale për statusin material të gjykatësve dhe aktivitetet e ndërmarra deri tani, dhe në këtë rast është konstatuar se aktivitetet e dakorduara me Qeverinë e RMV-së përmes një dialogu shumëvjeçar, ndërsa në drejtim të përmirësimit të statusit material të gjykatësve nuk janë realizuar plotësisht nga ana e Qeverisë.
“Duke e marrë parasysh gjendjen momentale lidhur me shpenzimet e jetesës si dhe faktin se aktivitetet e dakorduara esenciale me Qeverinë e RMV-së nuk janë realizuar lidhur me buxhetin dhe pagat e gjykatësve, në seancën e sotme Këshillit Drejtues formoi një Grup pune i cili do të hartojë kërkesa të reja ndaj institucioneve kompetente me afate konkrete për realizim. Në të kundërtën, në pajtim me konsultimet me anëtarësinë, Shoqata e Gjykatësve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të ndërmarrë masa të tjera për realizimin e qëllimeve të saj”, theksohet në kumtesë.