KB i dënon autoritetet ushtarake në Mianmar për shkak të ekzekutimeve të katër të burgosurve

Komisarja e lartë për të drejta të njeriut në kuadër të KB-së, Mishel Bshle sot e dënoi huntën ushtarake, që është në pushtet në Mianmar për shkak të ekzekutimit të katër të burgosurve, në mesin e së cilëve një deputet i partisë prodemokratike të Aung San Su Zhi, duke vlerësuar se kjo është “masë e rreptë dhe regresive”.

“Jam e tmerruar edhe krahas thirrjeve nga e gjithë bota, ushtarët kryen ekzekutime pa kurrfarë respektimi të të drejtave të njeriut. Kjo masë mizore dhe regresive është pjesë e vazhdimit të fushatës së persekutimit të e zbaton armata aktualisht mbi popullin e vet”, thuhet në kumtesën e Bashles.

Kjo është hera e parë në 30 vite në Mianmar të kryhet dënim me vdekje.

Bashle tha se ekzekutimet përfaqësonin “një shkelje brutale të së drejtës për jetën, lirinë dhe sigurinë dhe garantimin e një gjykimi të drejtë”. “Nëse ushtarët e zgjerojnë masakrën e tyre, ata vetëm do të zhyten më tej në krizën që kanë krijuar vetë”, vlerësoi ajo.

Qeveria e Mianmarit njoftoi sot se kishte kryer ekzekutime pasi një ish-deputet i Lidhjes Kombëtare për Demokraci, një aktivist prodemokrat dhe dy burra të akuzuar për dhunë u ekzekutuan me varje.

Katër të ekzekutuarit u dënuan për akte të “terrorizmit brutal dhe çnjerëzor” dhe ekzekutimet pasuan me “procedura të burgut”, njoftoi gazeta shtetërore ” Global Nju Lajt of Mianmar” (Global New Light of Myanmar), pa specifikuar se kur u kryen.

Nga grusht shteti më 1 shkurt 2021, dhjetëra kundërshtarë të huntës janë dënuar me vdekje, por deri më tani nuk është ekzekutuar asnjë aktgjykim.

Sipas KB-së, nga grusht shteti më 1 shkurt 2021, 117 persona, në mesin e të cilëve dy fëmijë, janë dënuar me vdekje prej të cilëve 41 në mungesë. Mbi 11.500 njerëz janë në paraburgim për shkak të kundërshtimit të ushtrisë për ta ndërmarrë pushtetin.