Katër viktima në zjarrin më të madh pyjor në Kaliforni këtë vit
Trupat e edhe dy personave janë gjetur në rajonin e përfshirë me zjarrin pyjor, i cili tanimë pesë ditë shpërtheu në Kaliforninë veriore afër shtetit federal Oregon. Me këtë numri i viktimave në zjarrin më të madh pyjor që këtë vit e ka kapluar Kaliforninë, është rritur në katër.
Shërbimet e shpëtimit dy trupat i kanë gjetur në dy objekte të ndara banesore në afërsi të autostradës që kalon në rajonin e përfshirë nga zjarri në pyllin Klamat, rreth 500 kilometra në veri nga San Francisko. Trupat e karbonizuar të dy personave tjerë të dielën janë gjetur në një automobil të djegur në afërsi të autostradës, kumtuan të hënën autoritetet lokale.
Zjarri, i cili shpërtheu të premten, deri tani ka shkatërruar më shumë se 522 hektarë pyje, si dhe qindra objekte.
Zëdhënësja e sherifit lokal, Kortni Krejder, potencoi se mbrëmë është dhënë urdhër për evakuim të 4.500 njerëzve nga rajonet e rrezikuara.

