Katër helikopterë u nisën drejt Pehçevës për shuarrjen e zjarrit

Shkup, 5 gusht – Tre helikopterë nga Serbia dhe një nga Maqedonia e Veriut fluturuan nga aeroporti i Shkupit drejt rajonit të Pehçevës, kumtoi drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza Stojançe Angelov.

Ai në Fejsbuk publikoi se gjithsej pesë helikopterë do të veprojnë mbi zjarrin e madh në këtë rajon.

“Pas performancës së kryer nga ana e ekuipazhit të helikopterit tonë, për momentin fluturojnë tre helikopterët nga Serbia dhe një i yni. Gjithsej pesë helikopterë do të veprojnë mbi zjarrin e madh. Gjendem në njërin prej tyre, për reth gjysmë ore, nëse rrjeti është i mirë do të bëj përpjekje të kyçem drejtpërdrejtë në Fejsbuk, që t’u mundësoj të shikoni si duket vendi i zjarrit dhe procesi i shuarjes së tij”, shënoi Angelov.