Kasami pret në takim ambasadorin e Republikës Çeke, Jarosllav Ludva
Tetovë, 18 mars – Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami sot ka pritur në takim ambasadorin e Republikës Çeke, Jarosllav Ludva me të cilin diskutuan rreth një mundësi që të thellojmë bashkëpunimin në të gjitha sferat për të lehtësuar kështu procesin eurointegrues pasi që nga 1 Korriku Republika Çeke do të kryesojë me Këshillin e Evropës.
“Sot në hapësirat e Lëvizjes BESA, pata kënaqësinë që të pres ambasadorin e Republikës Çeke, Jarosllav Ludva. Me ambasadorin zhvillova një takim mjaft konstruktiv dhe të frytshëm nga i cili pranova urime për rizgjedhjen kryetar i Lëvizjes BESA.
Për ne është shumë e rëndësishme miqësia me Republikën e Çekisë si partner i dëshmuar i vendit tonë, në sferën e integrimeve evropiane dhe në të gjitha sferat me rëndësi për qytetarët, ne gjithashtu do të vazhdojmë të kontribuojmë në zhvillimin e raporteve mes dy vendeve.
Nga 1 korriku, Republika Çeke do të kryesojë me Këshillin e Evropës dhe kjo do të jetë edhe një mundësi e mirë që të thellojmë bashkëpunimin në të gjitha sferat për të lehtësuar kështu procesin eurointegrues.”, ka shkruar Kasami.

