Kasami paralajmëroi ndërtimin e një fabrike për përpunimin e mbeturinave
Tetovë, 23 shkurt – Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami paralajnmëroi një projekt të ri, i cili duhet të japë ndikim plotësues në ballafaqimin me mbeturinat së bashku me deponinë rajonale Rusino. Sipas tij, është e mundur të fillojë me punë firma e cila do të punojë me përpunimin e mbeturinave.
“Menaxhimi i mbeturinave është çështje komplekse. Unë jam në komunikim të përhershëm me NPK-në, të gjejmë një mënyrë të selektimit jo vetëm për mbeturinat, por për të gjitha llojet e mbetjeve. Ka disa zgjidhje të cilat janë në tryezë dhe duhet t’i shqyrtojmë dhe të diskutojmë. Kjo mund të jetë përmes vetë ndërmarrjes ose do të shkojmë përmes partneritetit privat-publik. Kemi edhe një projekt tjetër të madh, këto ditë duhet t takohem me investitorët të cilët kërkojnë tokë ndërtimore në territorin e komunës për t’u realizuar ky projekt i cili është për të gjithë rajonin e Pollogut. Bëhet fjalë për ndërtimin e një fabrike për përpunimin e mbeturinave dhe shfrytëzimin e tyre për qëllime energjetike”, tha Kasami në konferencën e sotme për shtyp me rastin e 100 ditëve të para të menaxhimit me komunën.
Për aksionin ekologjik të anuluar për pastrimin e Tetovës gjatë ndërmarrjes së funksionit në nëntor të vitit 2021 për shkak të tragjedisë në Bullgari, Kasami tha se aksioni me siguri do të mbahet në muajin maj.
“Ka një propozim tjetër me një organizatë joqeveritare të cilat në qytete tjera organizojnë aksione të tilla të njejta në javën e parë të majit. Pas festave të 1 Majit, kur njerëzit të dalin në piknik që edhe ajo pjesë të menaxhohet. Jemi në kontakt me OJQ-në, që të organizohet në fundjavën e parë pas 1 Majit”, tha Kasami.
Ai informoi se ende punohet në konfirmimin e gjendjeve në suaza të Rajonit planor të Pollogut të formohen dy stacione transferimi në Falishe dhe Bogovinjë, Siaps Kasamit, pritet përgjigje nga komuna e Bogovinës.