Kasami mirëpriti në takim ambasadorin francez, Bomgartner
Tetovë, 17 mars – Ambasadori francez Siril Bomgartner sot e ka vizituar Komunën e Tetovës. Nga Zyra për marrëdhënie me opinionin pranë pushtetit lokal informojnë se Bomgartner është takuar me kryetarin e Tetovës, Bilall Kasami me të cilin kanë biseduar për më shumë aktivitete dhe projekte të përbashkëta.
“Tema e bisedës ishte bashkëpunimi i ndërsjellë në realizimin e projekteve të përbashkëta në fusha të ndryshme, që janë në interes të të gjithë qytetarëve. Njëherit, e falënderova ambasadorin francez për gatishmërinë dhe vullnetin që e ka treguar në thellimin e bashkëpunimit në Komunën e Tetovës. Bomgartner na bindi se bashkëpunimi më i ngushtë do të vazhdojë përmes Aleancës franceze, institucion edukativ dhe kulturor, e cila tashmë disa vite punon në Tetovë. Jemi të hapur për bashkëpunim dhe shpresoj se do të realizohen të gjitha angazhimet e parashikuara mes dy institucioneve”, porositi Kasami.
Ambasadori Bomgartner e vizitoi edhe Universitetin e Evropës Juglindore.

