Kasami mirëpriti në takim ambasadorin e UNDP-së, Armen Grigorian

Tetovë, 22 mars – Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot në zyrat e tij ka mirëpritur në takim ambasadorin e UNDP-së, Armen Grigorian, ku është diskutuar për projekte të ndryshme për komunën e Tetovës, informon zhurnal.

Kasami ambasadorin e ka informuar se komuna e Tetovës është e gatshme për të bashkëpunuar në realizimin e projekteve tjera që janë në interes të qytetarëve.

“Bashkë me ambasadorin vizituam rrugën e “Banjës”, rrugë kjo që tani është shumë më e frekuentuar, por njëkohësisht paraqet problem për shkak të rrëshqitjes së dheut. Muri mbrojtës dhe rrëshqitja e dheut është një problematik për qytetarët dhe vizitorët e kësaj ane dhe ne shpresojmë se me një përkushtim dhe vëmendje më të madhe do t’a eliminojmë këtë. U pajtuam që me mbështetje të UNDP- së, këtë problem ta zgjidhim duke i’ u ofruar qytetarëve një vend të rehatshëm për atraksion dhe një rrugë të mirëfilltë me standarde evropiane”, është shprehur Kasami./Zhurnal.mk

https://www.facebook.com/KasamiBilall/posts/507977864031531