Kasami me apel, #VAKSINOHUNI

Shkup, 15 gusht – Kreu i Lëvizje Besa , Bilall Kasami me apel qytetarëve për t’u vanksinuar.
“Situata me Covid-19 në Tetovë dhe rrethinë është tejet alarmante. Duke iu referuar të dhënave që po i marrim edhe nga institucionet shëndetësore, situata dita ditës shkon drejt përkeqësimit.
Me këtë rast, më lejoni t’ju bëj një apel publik të gjithëve, respektoni masat dhe ruani distancën sociale Gjithashtu, masë preventive për ndalimin e hovit të virusit është VAKSNIMI, andaj #VAKSINOHUNI për të mbrojtur veten tuaj dhe rrethin ku jetoni.
Shprehi ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e gjithë atyre që humbën jetën nga ky virus.”, ka shkruar në facebook Kasami.
.