Kasami: Kur të hapet Kushtetuta do zgjidhet çështja e gjuhës dhe 20%
![](https://medial.mk/wp-content/uploads/2024/10/kasamibilall-696x403-1.jpg)
Shkup, 11 dhjetor – Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në A2 CNN ka folur për aktualitetin politik në RMV. Duke folur për ligjin e gjuhës shqipe Kasami tha se as në muajin mars a as në periudhën që vjen nuk do mund të degradohet gjuha shqipe në vendin tonë.
“Ne kemi dakordsi me parterin tonë maqedonas me hapjen e parë të Kushtetutës të ndryshojë edhe ligji i gjuhēlës shqipe dhe largimin e 20%, Kushtetuta duhet të hapet me doemos për futjen e bullgarëve në Kushtetutë si kusht për hapjen e negociatave me BE-në”, tha Kasami.