Karvani i vaksinimit sot në Kumanovë, nesër në Mateç

Kumanovë, 27 mars – Karvani i vaksinimit vazhdon sot në Kumanovë, në organizim të MSH-së dhe USAID dhe UNICEF, informon Zhurnal.

Ndërkohë pritet nga Qeveria të vendosë për lehtësimin e masave. Në rend dite të martën pritet të sillet vendimi për mos mbajtjen e maskave për nxënësit.

“Çdo propozim nga komisioni është i mirëseardhur. Nëse ata kanë vlerësuar se maskat për nxënësit nuk nevojiten, unë e pranoj atë propozim. Çdo të marte ka seancë të Qeverisë. Nëse sillet, duhet të respektohet”, thotë ministri i arsimit, Jeton Shaqiri.

Ndryshe nga Ministria Shëndetësisë ngelin në qëndrimin se vaksinimi është dalja e vetme nga pandemia. Interesimi më i ulët për vaksinim është në komunën e Likovës ku shumë pak kanë pranuar dozën e parë dhe të dytë, ndërsa të tretën vetëm pjesa më e moshuar e banorëve (mbi 60 vjeç).

Karvani i vaksinimit sot është në Kumanovë ndërsa nesër në Mateç të Likovës./Zhurnal.mk