Karaxhov: Gjatë muajit të ardhshëm do të organizojmë takime të komunave nga rajoni kufitar mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut

Shkup, 10 shkurt – Zëvendëskryeministri dhe ministër për zhvillim rajonal të Bullgarisë, Grozdan Karaxhov deklaroi se në bisedë me ministrin e Vetëqeverisjes Lokale të Maqedonisë së Veriut, Goran Milevski, propozuan të realizohet takim rajonal i komunave nga rajoni kufitar mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, takimi do të organizohet në Bansko apo Bllagoevgrad, ndërsa Karaxhov paralajmëroi edhe se do të bisedohet me shoqatat e komunave në Maqedoni të Veriut dhe Bullgari për agjendën dhe çështjet që do t’i parashtrojnë si liderë në këtë dialog dhe përvojat që mund t’i këmbejnë mes tyre.

Sipas zëvendëskryeministrit Karaxhov, ky takim i komunave nga Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut mund të mbahet ngjatë muajit apo një muaj e gjysmë në vijim.