Kapiteni mban në ankth Anglinë, skanim kyçit të këmbës para sfidës së radhës

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, në dyshim për ndeshjen e radhës me Shtetet e Bashkuara, që do të luhet të premten.

Sulmuesi i Tottenhamit do t’i bëjë skanerin kyçit të këmbës për të kuptuar më mirë shkallën e dëmtimit.

29-vjeçari dha dy asistime në fitoren 6-2 të “Tre Luanëve” kundër Iranit, në stadiumin “Khalifa International”. Kane i la me dorë në zemër tifozëve të Anglisë në fillim të pjesës së dytë, kur u rrëzua duke kapur me dorë këmbën e djathtë për shkak të dhimbjes.

Kapiteni arriti të luante deri në minutën e 75-të, por u larguar nga fusha duke çaluar lehtë. Federata e Futbollit mbeti e paqartë për gjendjen fizike të Kane të nesërmen, por mësohet se sulmuesi do t’i nënshtrohet një skanimi përpara ndeshjes së së premtes me SHBA-të.

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, kishte minimizuar shqetësimet për gjendjen e tij fizike në konferencën për shtypin menjëherë pas ndeshjes me Iranin, por e vërteta është se kapiteni është në dyshim të paktën për ndeshjen e radhës.