Kanye West është bllokuar nga Twitter pasi ka bërë disa komente antisemitike

Reperi i shpalli luftë komunitetit hebre pas shfaqjes së tij në Javën e Modës në Paris, ku u pa i veshur me një bluzë ku shkruhej “White Lives Matter”.

“Unë jam pak i përgjumur sonte, por kur zgjohem do të kërcënoj 3 HEBRE”, shkroi Kanye në një postim. Gjëja qesharake është se unë në fakt nuk mund të jem antisemit, sepse zezakët janë në të vërtetë hebrenj. Ju keni luajtur me mua dhe jeni përpjekur të zini këdo që kundërshton axhendën tuaj”. Pas postimit ,llogaria e tij në Twitter u pezullua.

“Llogaria në fjalë është bllokuar për shkak të shkeljes së politikave të Twitter,” shpjegoi një zëdhënës i Twitter.“Ne mund të vendosim kufizime në llogaritë që shkelin vazhdimisht rregullat tona, për shembull, ne mund t’i kufizojmë ato përkohësisht nga postimi, komentimi ose dërgimi i mesazheve direkte,” shtoi kompania. Kanye West akuzoi më parë reperin Diddy se kontrollohej nga hebrenjtë , i cili përfundoi në kufizimin e llogarisë së tij edhe në Instagram. Ai postoi një sërë mesazhesh në platformë përpara se t’i postonte në Twitter. “Shiko këtë Mark”, postoi Ye një foto të Mark Zuckerberg, CEO i Meta. “Pse më largove”.