Kanadaja vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

 Kryeministri kanadez Xhastin Trudo sot deklaroi se vendi i tij do të vendosë sanksione kundër “dhjetë bashkëpunëtorëve” të pushtimit rus në Ukrainë, duke përfshirë zyrtarë të lartë rusë dhe oligarkë.“Kanadaja paralajmëron sanksione të reja kundër dhjetë bashkëpunëtorëve në këtë pushtim të pajustifikuar,” tha Trudo në Londër në një konferencë të përbashkët shtypi me homologët britanikë dhe holandezë Boris Xhonson dhe Mark Rute.Sanksionet e reja synojnë njerëzit në listën, të përpiluar nga lideri i opozitës ruse, Aleksej Navalni, ndërsa në të përfshihen “ish-zyrtarë dhe aktualë të rangut të lartë, oligarkë dhe mbështetës” të qeverisë ruse, tha Trudo, pa dhënë emra konkretë.Autoritetet kanadeze kanë ndaluar më parë importin e naftës bruto ruse dhe kanë vendosur sanksione ndaj dhjetë përfaqësuesve të dy kompanive ruse të energjisë “Rosneft” dhe “Gazprom”.