Kanadaja siguroi qëndrim për një grup të rinjsh qytetarësh afganë të cilët u sistemuan në Maqedoninë e Veriut
Shkup, 22 shkurt – Njëzet e dy civilë afganë, të cilët gjatë periudhës së kaluar kanë qëndruar në Maqedoninë e Veriut, fituan qëndrim në Kanada. Me fluturim nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit sot u larguan të punësuar dhe bashkëpunëtorë të organizatës ndërkombëtare “Partneritet i hapur qeveritar” dhe anëtarë të familjeve të tyre, kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë.“Me këtë vazhdon misioni i suksesshëm për zgjidhjen e përhershme të statusit të popullatës paqedashëse të Afganistanit që është në rrezik jete nga regjimi taleban.
Maqedonia e Veriut në mënyrë aktive merr pjesë duke u kujdesur për disa qindra të cilët deri më tani kanë ardhur në vendin tonë. Më shumë institucione dhe organizata joqeveritare janë angazhuar duke ua ofruar të gjithë ndihmën dhe mbështetjen derisa janë të vendosur në objekte në Shkup. Janë përfshirë punonjës shëndetësorë, vullnetarë të Kryqit të Kuq, ndërsa me ndihmë juridike për sigurimin e dokumenteve të nevojshme për largim në vendet e treta asistoi Shoqata e juristëve të rinj të Maqedonisë së Veriut”, informoi shërbimi për shtyp i Qeverisë.