Kanadaja i heq të gjitha kufizimet për Kovid për udhëtarët të cilët arrijnë në vend
Kanadaja nga 1 tetori do t’i heqë të gjitha kufizimet kundër koronavirusit për udhëtarët të cilët arrijnë në vend, kumtoi Qeveria.
Në kumtesë shtohet se do të hiqen edhe kërkesat për testim dhe karantinë.
Të gjithë udhëtarët, pa dallim të kombësisë të tyre, nga dita e shtunë më nuk do të obligohen të japin informata për gjendjen e tyre shëndetësore përmes aplikacionit ArriveCAN, as të tregojnë vërtetim për vaksinim.
Kushti për mbajtjen e maskave në aeroplane dhe trene më nuk është në fuqi.

