Kanadaja do të kyçet në misionin e kryesuar nga Britania për trajnim të rekrutëve ukrainas

Kanadaja do të angazhojë 225 ushtarë në programin ambicioz të Armatës britanike për të strëvitur rekrutë ukrainas, deklaroi sot ministrja e Mbrojtjesm Anita Anand.

Ekspertët e parë do të largohen nga Kanadaja më 12 gusht.

Shumica e ushtarëve vijnë nga Batalioni i 3-të i këmbësorisë kanadeze, me seli në Edmonton, Alberta.

Prite që deri më 10.000 ushtarë ukrainas të mbërrijnë në Britani për kurse ushtarake bazë dhe të specializuara që zgjasin pesë javë. Kontigjenti i parë i rekrutëve ukrainas ka mbërritur, ndërsa mësimet kanë filluar në fillim të korrikut.