Kamionë nga Maqedonia kanë ngecur në kufi, Ukraina nuk i lejon të kalojnë me produkte ruse
Shkup, 1 mars – Ministri i Punëve të Jashtme njoftoi sot se qytetarë tanë me kamionë kanë ngecur në kufirin mes Ukrainës dhe Polonisë, përshkak se po bartin produkte ruse e për këtë shkak, autoritetet ukrainase nuk i lënë të lëshojnë vendin, transmeton Zhurnal.
Ato siç informon Osmani, janë në vend të sigurtë dhe gjithashtu mund të kalojnë kufirin si civilë, mirëpo jo të bartin dhe mallin rus.
“Komunikojmë me ta, paraqiten dhe dhomat, disa ditë janë në kamionët e tyre. Komunikojmë edhe me autoritetet ukrainase të cilët kanë prioritete tjera se sa situata jonë me të cilën gjendemi, ambasadori ynë në Varshavë ka shkuar në vendkalimin kufitar, është takuar me transportuesit po përpiqet të ndihmojë, mirëpo kjo vështirë po shkon, autoritetet ukrainase nuk lëshojnë produkte që vijnë nga Rusia. Vazhdojmë me aktivitete edhe për këta njerëz që nuk janë në rrezik jete, mirëpo bëhet fjalë më tepër për pasoja ekonomike që do t’i pësonin ato përshkak se nuk lëshohen kamionët”, tha Osmani.//Zhurnal.mk

