Kamala Haris do të marrë pjesë në funeralin shtetëror të Shinxo Abes

Nënpresidentja amerikane, Kamala Haris do të marrë pjesë në funeralin shtetëror të ish-kryeministrit japonez, Xhinxo Abe, që do të organizohet më 27 shtator, transmeton edicioni japonez Nikei.

Gjatë kësaj vizite pritet Haris të takohet me kryeministrin japonez, Fumio Kishida. Kjo do të jetë vizita e saj e parë në Japoni në rolin e nënpresidentes së SHBA-së.

paraprakisht u kumtua se në funeralin shtetëror të Abes mund të marrë pjesë edhe presidenti francez, Emanuel Makron, ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe ish-presidenti amerikan, Barak Obama.

Funerali shtetëror do të mbahet në sallën për shkathtësi luftarake në Tokio, jo larg Pallatit perandorak. Pritet të marrin pjesë shumë delegacione të huaja.

Shinxo Abe u vra më 8 korrik gjatë një tubimi parazgjedhor.