“Kam 10 ditë që pres për t’u furnizuar”, 43-vjeçari: Prej 1 jave flej në minibus

Në Sri Lanka, radhët e gjata të automjeteve që presin për karburant janë bërë një pamje e zakonshme, pasi vendi është përfshirë nga një krizë e thellë ekonomike.

Një radhë, duke filluar në zemrën tregtare të kryeqytetit Colombo vazhdon për 5 km. BBC ka publikuar disa intervista me qytetarët të cilët presin në rradhë, madje njëri prej tyre thotë se ka pritur 10 ditë për t’u furnizuar.

Një 43-vjeçar i identifikuar si Pratheem, thotë se ka fjetur për 1 javë në minibusin e tij.

“Unë kam fjetur në makinë që nga e enjtja e kaluar,” tha ai për BBC ndërsa shkon drejt pikës së karburantit.

“Është kaq e vështirë, por çfarë mund të bëj… Unë madje nuk do arrij dot ta mbush plot serbatorin.”

Pratheem punon si taksi për turistët që vizitojnë vendin. Përpara se të godiste kriza, ai do t’i ofronte turistëve një tur të plotë në të gjithë vendin, por tani ai nuk mund të bëjë më rrugë të gjata.

Madje, 43-vjeçari ka shkurtuar edhe rrugët që bënte drejt aeroportit për të marrë turistët.

Benzina për të cilën ka qëndruar në radhë, për kaq gjatë, do ta lejojë atë të bëjë udhëtimin rreth tre herë, përpara se t’i duhet të rreshtohet sërish për t’u furnizuar.

Ndër të tjera, ai ka treguar se disa herë në ditë, 43-vjeçari është zëvendësuar nga vëllai dhe djali i tij. Pantheem gjatë kësaj kohe ka shkuar në shtëpi për të kryer nevojat personale dhe për t’u ushqyer.

“Jam larë një herë në tre ditë” – tha 43-vjeçari.