Kalifornia ende nën flakë

Zjarret po kërcënojnë gati 14,000 banesa thanë zyrtarët lokalë, ndërsa deri tani janë djegur më shumë se 400 të tilla, duke përfshirë pothuajse të gjithë qendrën e qytetit Greenville, një qytet minierash i vjetër rreth 160 milje në veri të Sacramento.

Tymi i dendur ka mbuluar pyjet piktoreske të Kalifornisë Veriore. Erërat nuk pritet të arrijnë shpejtësinë e diteve të kaluara, por ato janë gjithsesi shqetësuese për zjarrfikësit që po punojnë në kushte të vështira për të mbrojtur mijëra shtëpi të kërcënuara nga flakët. Valët e të nxehtit dhe thatësira e lidhur me ndryshimet klimatike i kanë bërë zjarret më të vështira.

Shkencëtarët kanë thënë se ndryshimi i klimës e ka bërë rajonin shumë më të ngrohtë dhe më të thatë në 30 vitet e fundit dhe do të vazhdojë ta bëjë motin më ekstrem dhe zjarret më të shpeshta dhe shkatërruese. Zjarret vijuan edhe në pjesë të Kolorados dhe Utah, ku cilësia e ajrit në shumë zona u vlerësua si e jo e shëndetshme.

Që nga fillimi i vitit, më shumë se 6,000 zjarre kanë shkatërruar më shumë se 3,260 kilometra katrorë tokë më shumë se trefishi i humbjeve për të njëjtën periudhë në vitin 2020, sipas shifrave zyrtare.

Klan News