Kacarska kritikon kolegët gjykatës: Mos lejoni politikanët të ndikojnë mbi ju
Shkup, 15 shkurt – Nuk pres shpejtë të zgjedhen gjykatësit kushtetues, por gjithsesi shpresoj se ndërgjegja do të funksionojë tek deputetë dhe përfundimisht do të përzgjedhen gjykatësit dhe do të kompletojnë gjykatën që është e rëndësishme për këtë shtet.
Kështu shprehet sot kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska, institucion ky që po përballet me mungesë të gjykatësve, transmeton Zhurnal.
Ajo shprehet se politikë partiake në përzgjedhjen e gjykatësve nuk duhet të ketë, por gjykatësi kushtetues duhet të jetë jurist i mirë me integritet, të mos bie pre e provokimeve dhe presioneve dhe kur punon në lëndë të mos mendojë nëse vendimi i tij i përshtatet garniturës në pushtet.
Për presionet mbi gjykatësit, ajo thotë se nuk ka shtet në botë ku politikanët nuk ndikojnë mbi gjykatësit.
“Politikanët nuk i akuzoj asnjëherë, fajin e kërkoj te gjykatësit, nuk mundet që një gjykatës të lejojë të ndikojnë mbi të”, thotë Kacarska e cila konsideron se tani gjykatësit janë më të lirë në vendimet e tyre.
Ajo dërgoi kritika mbi gjykatësit dhe thotë se nuk mundet që disa lëndë aktuale të presin për aktvendim.
“Nuk mund të flasim për gjyqësi të përditësuar nëse për disa lëndë për të cilat është i interesuar opinioni, zgjatin me vite. Gjykatësit nuk duhet të shtyjnë lëndët, sepse me kalimin e kohës nuk përfundon puna e tyre. Duhet të ketë dinamikë më të madhe, seanca më të shpeshta”, thotë Kacarska.//Zhurnal.mk

