Kacarska kërkon ndihmë nga Kuvendi por Xhaferi nuk mund të ndihmojë përshkak obstruksioneve
Shkup, 8 shkurt – Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska dje ka dërguar letër deri te kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në të cilën shprehet shqetësim për gjendjen me numrin e zvogëluar të gjykatësve dhe kërkon që Xhaferi ta angazhojë autoritetin e tij dhe në Kuvend të zgjedhjen katër gjykatës kushtetues në kohë më të afërt.
Në letrën dërguar Xhaferit, theksoi se Kushtetuta e definon Republikën e Maqedonisë së Veriut si demokraci parlamentare, në të cilën ndarja e pushtetit shtetëror është parim themelor, ndërsa Gjykata Kushtetuese si organ i Republikës e mbron kushtetutshmërinë, legjitimitetin, lirinë dhe të drejtat e njeriut.
“Për këto arsye ju drejtohem t’Ju informoj për gjendjen në të cilën ndodhet Gjykata Kushtetuese dhe funksionimin e vështirë të saj në periudhën e fundit me vetëm pesë gjyqtarë, megjithëse Kushtetuta parashikon që përbërja e plotë e Gjykatës të jetë nëntë gjyqtarë. Kjo ndikon në vendimmarrje kur shpesh ndodh që propozimi të mos marrë shumicën e kërkuar, për çka për momentin për 16 raste nuk mund të merret vendim për shkak të shumicës së pamjaftueshme. Po ashtu, më duhet të përmend se para Gjykatës duhet të shqyrtohen edhe lëndët që janë me interes të lartë për shtetin dhe të cilat duhet të vendosen në përbërje të plotë, gjë që do t’i bënte vendimet më peshë”, thotë Kacarska në letrën drejtuar Xhaferit.
Kacarska, gjithashtu, shpreh bindje se Xhaferi është i informuar për situatën dhe se tani më kërkohet zgjidhje për zgjedhjen e katër gjykatësve të rinj kushtetues.
“Prandaj, ju drejtohem që të angazhoni personalisht autoritetin tuaj si kryetar i Kuvendit dhe së bashku me kolegët tuaj të zgjidhni gjyqtarët e rinj kushtetues. Në fund, më lejoni të shpreh shpresën se ju dhe deputetët e zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët, do të bëni të pamundurën që procesi i propozimit dhe zgjedhjes së gjyqtarëve të përfundojë sa më shpejt, gjë që do të ruante funksionalitetin e Gjykatës Kushtetuese”, thotë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Kacarska në letrën drejtuar kryetarit të Kuvendit.
Në kërkesën e tillë të Kacarskës, Xhaferi u përgjigj se për shkak të kësaj që ka obstruksione në punën e Komisionit për zgjedhjen e dhe emërimin e gjykatësve, për momentin Kuvendi nuk mund të zgjedhë gjykatës kushtetues dhe të mundësojë funksion pa pengesa të Gjykatës kushtetuese.
“Kuvendi, në përputhje me kompetencat e tij kushtetuese, njoftohet për skadimin e mandatit të gjyqtarëve kushtetues, përkatësisht Kuvendi, me propozimin e Komisionit për zgjedhje dhe emërime, zgjedh gjyqtarët kushtetues nga radhët e juristëve të shquar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Duke qenë se është penguar puna e Komisionit për zgjedhje dhe emërime (duke anashkaluar një procedurë dhe duke aplikuar metoda që Kryetari i Kuvendit i ka elaboruar para opinionit), propozimet e anëtarëve të Komisionit nuk mund të marrin dritë jeshile që të njëjtat të shqyrtohen në seancë plenare të Kuvendit dhe për momentin Kuvendi nuk mund të zgjedhë gjyqtarë kushtetues dhe të mundësojë funksionimin e qetë të Gjykatës Kushtetuese, thuhet në kumtesën nga Kabineti i Xhaferit.