Ka ndryshuar vendndodhja e Punktit të vaksinimit në Gostivar

Shkup, 9 gusht – Për shkak të nevojës për shtretër të lirë dhe shtim të kapaciteteteve për hospitalizim në Repartin Infektiv të Spitalit të Gostivarit, Spitali modular anticovid sërisht është vënë në përdorim për pacientët e shtrirë në këtë repart. Tani, punkti i vaksinimit nga Spitali modular anticovid është transferuar në mjediset e Shtëpisë së Shëndetit, pjesa e drejtorisë, njofton Gostivari Sot

Kujtojmë që në Gostivar gjatë 24 orëve të fundit pozitiv kanë dalur 16 persona. Gjatë 4 ditëve të fundit, ky numër ka qenë gati dyfish më i madh. Nisur nga shtimi i rasteve në mënyrë enorme, është rritur numri i personave që drejtohen në Shtëpinë e Shëndetit në Gostivar për të pranuar vaksina kundër Covid-19.https://www.facebook.com/v11.0/plugins/page.php?adapt_container_width=true&app_id=&channel=https%3A%2F%2Fstaticxx.facebook.com%2Fx%2Fconnect%2Fxd_arbiter%2F%3Fversion%3D46%23cb%3Df18546a8c3c6d48%26domain%3Dflaka.com.mk%26origin%3Dhttps%253A%252F%252Fflaka.com.mk%252Ff309000c202b7e%26relation%3Dparent.parent&container_width=0&height=150&hide_cover=false&hide_cta=false&href=https%3A%2F%2Ffacebook.com%2FLobiMaqedoni&locale=en_US&sdk=joey&show_facepile=false&small_header=false&width=320

Nga drejtoria e Shtëpisë së Shëndetit njoftuan për Gostivari Sot se vetëm gjatë ditës së hënë numri i qytetarëve që u drejtuan në këtë qendër për tu vaksinuar ka arritur gati 600.

“Shtimi i rasteve të infektuara nga CoVid-19 në mënyrë rapide, ka vetëdijësuar qytetarët që të vaksinohen si mënyra e vetme e mbrojtjes nga virusi. Sot por edhe ditët e kaluara kemi një rritje të jashtëzakonshme të personave që drejtohet në qendrën tonë për tu vaksinuar”, deklaroi për Gostivari Sot drejtori Jamin Sinani.

Fotografitë e realizuara nga ekii i Gostivari Sot në ora 17:40 dëshmojë që një numër i madh i qytetarëve po presin rend për të pranuar dozën e vaksinës. Nga drejtoria e Shtëpisë së Shëndetit në Gostivar njoftojnë që kjo pasqyrë po paraqitet gjatë gjithë ditës.