Ka filluar pagesa e “naftës së gjelbër”, katër milionë euro për 50 mijë fermerë

Në kohën e krizës më të madhe ekonomike dhe energjetike në botë, Qeveria dhe institucionet e udhëhequra nga LSDM-ja vazhdojnë me kujdesin konkret për të gjithë qytetarët.

Nga LSDM thonë se janë të përkushtuar për investime në bujqësi me qëllim rritjen dhe konkurrencën më të madhe të prodhimit bujqësor vendas. Ka nisur shpërndarja e kartave të “naftës jeshile”.

“Rreth 50.000 ekonomi bujqësore do të marrin 250 milionë denarë ose rreth katër milionë euro për naftë të subvencionuar për makineri bujqësore. Shpërndarja do të bëhet gjatë gjithë muajit tetor në mënyrë që fermerët të marrin në kohë këtë masë, që do të thotë kosto më të ulëta”, u shpreh Trajan Dimkovski nga LSDM.