Juventusi kërkon hakmarrje për disfatën në Superkupën e Italisë

Java e 21-të e Serie A, sjell një nga derbit më interesant në futbollin italian. Juventusi do të jetë nikoqire e Milanit, ndeshje e cila zhvillohet në ”Allianz Stadium”, më fillim nga ora 18:00.

“Bardhezinjtë” të cilët ende nuk e kanë shijuar humbjen në kampionat, do të kërkojnë të hakmerren ndaj kuqezinjëve për disfatën që pësuan dy javë më parë në Superkupën e Italisë.

Milani mposhti me përmbysje Juventusin në gjysëmfinale, ndërsa në të njëjtën mënyrë shënuan fitore edhe ndaj Interit në finale, duke fituar trofeun e Superkupës.

Juventusi renditet në vendin e parë me 34 pikë, tre më shumë se kuqezinjët që ndodhen në vendin e shtatë.