“Juventusi ka ofruar çfarë kemi kërkuar” – presidenti i Santos konfirmon marrëveshjen me Biankonerët për Kaio Jorgen

Juventusi duket se e ka kompletuar transferimin e Kaio Jorges nga Santosi.

Sulmuesi i talentuar brazilian do t’u bashkohet Binakonerëve gjatë kësaj jave.

Presidenti i Santos, Andres Rueda ka konfirmuar se Zonja e Vjetër ka ofruar shumën që ata e kanë kërkuar.

“Juventusi ka ofruar atë që ne kemi kërkuar”, ka thënë ai para gazetarëve.

Lojtari do të fluturojë në këtë javë për në Itali që t’i kompletojë testet mjekësore dhe më pas të prezantohet para mediave.

Torinezët do të paguajnë 1.5 milion euro, më pas 1.5 milion euro në qershor të vitit 2022 dhe një milion bonuse.

Kaio Jorge pritet të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2026 me Juventusin.