Juventusi dominon, por nuk ia arrin të shënojë ndaj Villarrealit

Juventusi edhe pse ka dominuar në pjesën e parë ndaj Villarrealit, nuk ka arritur të shënojë duke e mbyllur pjesën e parë 0-0.

Juventusi kishte më shumë nga loja duke rrezikuar disa herë në pjesën e parë.

Rastin e parë e kishte Alvaro Morata në minutën e 11-të, por goditja e tij me kokë u ndal nga Geromino Rulli.

Pas tij ishte radha e Dusa Valhovic në minutën e 20-të, por edhe goditja e tij u prit nga portieri.

I njëjti lojtarë rrezikoi edhe në minutën e 22-të, por shtylla e ndali goditjen e tij.

Villarreali u bë i gjallë në minutën e 23-të, por goditja nga Lo Celso përfundoi jashtë.